<

Lajme

NËNSHKRUHEN MEMORANDUME BASHKËPUNIMI PËR TË MUNDËSUAR QASJEN MË TË LEHTË NË INFORMATAT E BIZNESEVE NGA ANA E BKS-SË.

Prishtinë, 20/12/2021

Me datë 10.12.2021 zv i Drejtorit të Përgjithshëm në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve në Kosovë Mehdi Pllashniku, ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me Drejtorin e Byrosë Kosovare të Sigurimit Sami Mazreku, për të mundësuar qasjen më të lehtë në informatat e bizneseve nga ana e BKS-së.

Me këtë Memorandum subjektet e kësaj marrëveshje kriojnë procedura standarde të veprimit për ndërveprimin e shërbimeve digjitale. Të dhënat e mbledhura nga ARBK lidhur me bizneset sipas këtij memorandumi do të përdoren kryesisht për zbatimin e sistemit Bonus – Malus, gjatë shitjes së policave të Sigurimit të Detyrueshëm nga Autopërgjegjësia.

 

Kjo është marrëveshja e dytë për këtë çështje në mes të ARBK-së dhe BSK-së, e që shërben në rritjen e transparencës, duke bërë që BSK të ketë më të lehtë qasjen në informatat e bizneseve.

Në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës është data-baza e të gjitha bizneseve, që prej kur ka filluar regjistrimi i bizneseve në Kosovë, respektivisht që nga themelimi i këtij institucioni.