Publikohet Raporti i Indikatorëve Bazë të Performancës për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë për Vitin 2017
Prishtinë,
07/02/2018
Agjencia e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës (ARBK) ka publikuar Raportin e Indikatorëve Bazë të Performancës për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë për vitin 2017.
Ky raport pasqyron një përmbledhje të reformave kryesore dhe indikatorëve bazë të performancës për vitin 2017 lidhur me procesin e regjistrimit të shoqërive tregtare në Kosovë nga Agjencia e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës (ARBK). Raporti është përgatitur nga ARBK, me përkrahjen e Projektit të USAID-it Partneritetet për Zhvillim (USAID PFD).
Raporti përmban informata për një sërë indikatorësh lidhur me performancën e ARBK-së, duke përfshirë: kohën për regjistrim të shoqërive tregtare në Kosovë dhe për SHPK-të në veçanti si dhe sipas komunave, numrin e shoqërive tregtare të regjistruara dhe çregjistruara sipas formës ligjore të shoqërive tregtare, numrin e degëve të kompanive të huaja të regjistruara sipas vendit të origjinës, numrin e shoqërive tregtare në të cilat është i përfshirë së paku një pronar, ortak ose aksionar i huaj, numrin e personave të huaj si pronarë, ortakë ose aksionarë, përqindjen e bizneseve individuale sipas gjinisë, dhe përqindjen e ortakëve ose aksionarëve sipas gjinisë në shoqëritë tregtare në Kosovë.
Gjatë vitit 2017:
- Janë regjistruar gjithsej 9,335 shoqëri tregtare.
- Sa i përket çregjistrimeve, janë çregjistruar gjithsej ëri tregtare.
- Janë dashur mesatarisht 1.96 ditë për të regjistruar një shoqëri tregtare, ku pritja m
- Për të regjistruar një SHPK, janë dashur mesatarisht 2.32 ditë, ndërsa nëse një SHPK është regjistruar në qendrën e regjistrimit në Prishtinë, janë dashur mesatarisht 2.38 ditë.
- Për herë të parë nga viti 2004 numri i SHPK-ve ka tejkaluar numrin e bizneseve individuale.
- Numri i degëve të kompanive të huaja të regjistruara gjatë kësaj periudhe ka qenë 46.
- Gjithsej 721 shoqëri tregtare kanë pasur të përfshirë së paku një pronar, ortak ose aksionar i huaj. Totali i personave të huaj në këto shoqëri tregtare është 1,751.
- Është vërejtur një trend në rritje sa i përket pjesëmarrjes së femrave si pronare të bizneseve individuale. Mesatarja vjetore është ngritur nga 25% në 2016 në 28% në 2017.
- Pjesëmarrja e femrave si ortake apo aksionare ka mbetur e pandryshuar nga viti 2016, me 15% të femrave që marrin pjese si ortake apo aksionare në shoqëri tregtare.