Kërkesa për shuarje të biznesit

I. Dokumentet që janë të nevojshme për shuarje të Biznesit Individual ose Ortakërisë së Përgjithshme:

  1.  Plotësimi i formularit D,
   2. Kopja e letërnjoftimit të pronarit (pronarëve),
   3. Çertifikata Origjinale e biznesit,
   4. Vërtetimi prej Administratës Tatimore të Kosovës për shuarjen e biznesit.

 

II. Dokumentet që janë të nevojshme për shuarjen e korporatave:

    1. Plotësimi i formularit D,
   2. Shpallja në nje gazetë me tirazh të madhe në Kosove, në njërën nga gjuhët zyrtare të Kosovës në madhesi jo më të vogël se 1/10 e faqës. Duhet sjell kopjen nga gazeta dhe pas 30 diteve kompletohen keto dokumenta,
   3. Vërtetimi nga Administrata Tatimore e Kosovës për shuarje të biznesit,

   4. Vendimi për likuidimin e korporatës,

   5. Vendimi për emërimin e Likuidatorit,

   6. Raporti mbi mjetet e kapitalit,
   7. Çertifikata origjinale e biznesit,
   8. ID-të kopje të pronarit ose pasaportat kopje, nëse është pronari i huaj,
   9. Vendimin për Shpërbërjen vullnetare të Korporates,

Të gjitha këto bëhen sipas ligjit për shoqëri tregtare 02-L/123 neni 118.

 

 

III. Dokumentet që janë të nevojshme per shuarjen e deges ne Kosove:

1. Plotesimi i formularit D,

2. Shpallja ne nje gazete me tirazh të madhe ne Kosove, në njërën nga gjuhët zyrtare të Kosoves, nje shpallje në madhesi jo më të vogel se 1/10 e faqes,

3. Vertetimi nga Administrata Tatimore e Kosoves per shuarje të biznesit,

4. Certifikaten e biznesit Origjinal,

5. ID. kopje te pronarit dhe ID. kopje të drejtorit/ve,

6. Vendimin për shuarje vullnetare të Degës.