Regjistrimi i ndryshimeve në biznes

Për të bërë ndryshime në biznesin tuaj ekzistues ju duhen këto dokumente si dhe t’i përdorni formularët përkatës, të mëposhtëm:

 

Për çdo ndryshim që dëshironi të bëni në Biznesin Individual ose Ortakërisë së Përgjithshme, ju duhet ta përdorin formularin B.

I. Dokumentet që janë të nevojshme për ndryshim të emrit të Biznesit Individual ose Ortakërisë së Përgjithshme:

1. Plotësimi i formularit B,

2. Kopja e letërnjoftimit të pronarit (pronarëve),

3. Të dorëzohet certifikata origjinale e biznesit.

 

 

II. Dokumentet që janë të nevojshme për ndryshim të adresës së Biznesit Individual ose Ortakërisë së përgjithshme:

1. Plotësimi i formularit B,

2. Kopja e letërnjoftimit të pronarit (pronarëve),

3. Të dorëzohet certifikata origjinale e biznesit.

 

III. Dokumentet që janë të nevojshme për Ndryshim të tipit të Biznesit Individual ose Ortakërisë së përgjithshme:

1. Plotësimi i formularit B,

2. Kopja e letërnjoftimit të pronarit (pronarëve),

3. Të dorëzohet certifikata origjinale e biznesit,

4. Vërtetimi nga administrata tatimore për ndërrim të tipit të biznesit,

5. Marrëveshja në mes të ortakëve (nëse është ortakëri e përgjithshme).

 

 

IV. Dokumentet që janë të nevojshme për ndryshim të numrit të punëtorëve në Biznes individual ose Ortakëri të përgjithshme:

1. Plotësimi i formularit B,

2. Kopja e certifikatës së biznesit,

3. Kopja e letërnjoftimit të pronarit (pronarëve).

 

 

V. Dokumentet që janë të nevojshme për shtimin apo heqjen e veprimtarive në Biznes Individual apo Ortakëri të përgjithshme:

1. Plotësimi i formularit B,

2. Kopja e certifikatës së biznesit,

3. Kopja e letërnjoftimit të pronarit (pronarëve).

 

 

VI. Dokumentet që janë të nevojshme për ndryshimin e pronarëve në Biznes individual ose Ortakëri të përgjithshme:

1. Plotësimi i formularit B,

2. Origjinali, certifikata e biznesit,

3. Vërtetimi prej Administratës Tatimore të Kosovës për ndërrim të pronarit,

4. Kopja e letërnjoftimit të pronarit të kaluar dhe pronarit të ri,

5. Marrëveshja në mes të pronarëve.

 

 

VII. Dokumentet që janë të nevojshme për ndryshimin e drejtorit apo agjentit në Biznesin Individual ose Ortakëri të Përgjithshme:

1. Plotësimi i formularit B,

2. Kopja e letërnjoftimit të pronarit (pronarëve),

3. Kopja e letërnjoftimit të drejtorit apo agjentit,

4. Vendimi për ndërrim të drejtorit, kurse për ndërrim të agjentit duhet një deklaratë,

5. Kopja e certifikatës së biznesit.

 

 

VIII. Dokumentet që janë të nevojshme për shtim apo heqje të njësisë në Biznesin Individual ose Ortakëri të Përgjithshme:

1. Plotësimi i formularit B,

2. Kopja e certifikatës së biznesit,

3. Kopja e letërnjoftimit të pronarit (pronarëve).

Fletëpagesa duhet të merret në ARBK në shumë prej 5€ dhe të paguhet në bankë.

 

I. Dokumentet që janë të nevojshme për ndryshim të emrit të Shoqërisë Aksionare, Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar, Shoqërisë Komandite ose Kompanisë së Huaj ju duhet t’i posedoni këto dokumente:

1. Plotësimi i formularit A1,

2. Aneks Statutin,

3. Vendimin për ndryshim të statutit dhe ndryshim të emërtimit,

4. Kopja e letërnjoftimit aksionarëve,

5. Të dorëzohet certifikata origjinale e biznesit.

Fletëpagesa duhet të merret në ARBK në shumë prej 10 € dhe të paguhet në bankë.

 

II. Dokumentet që janë të nevojshme për ndryshim të adresës të Shoqërisë Aksionare, Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar, Shoqërisë Komandite ose Kompanisë së Huaj, ju duhet t’i posedoni këto dokumente:

1. Plotësimi i formularit A3,

2. Aneks Statuti,

3. Vendimi për ndryshim të statutit dhe ndryshim të adreses,

4. Të ceket edhe në vendim edhe në aneks statut adresa e re,

5. Të dorëzohet certifikata origjinale e biznesit,

6. Kopja e letërnjoftimit të aksionarëve.

 

 

III. Dokumentet që janë të nevojshme për ndryshim të tipit të Shoqërisë Aksionare, Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar, Shoqërisë Komandite ose Kompanisë së Huaj, ju duhet t’i posedoni këto dokumente:

1. Plotësimi i formularit A4,

2. Aneks Statuti,

3. Vendimi për të ndërrim të statutit,

4. Të dorëzohet certifikata e biznesit origjinale,

5. Statuti i ri,

6. Vërtetimi nga administrata tatimore për nderrim të tipit te biznesit,

7. Kopja e letërnjoftimit të aksionarëve,

Fletëpagesa duhet të merret në ARBK në shumë prej 10 € të paguhet në bankë.

 

IV. Dokumentet që janë të nevojshme për ndryshim të numrit të punëtorëve të Shoqërisë Aksionare, Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar, Shoqërisë Komandite ose Kompanisë së Huaj, ju duhet t’i posedoni këto dokumente:

1. Plotësimi i formularit A5,

2. Aneks Statuti,

3. Vendimi per ndryshim të numrit të punëtorëve,

4. Kopja e Certifikatës së biznesit,

5. Kopja e letërnjoftimit të aksionarëve.

Fletëpagesa duhet të merret në ARBK në shumë prej 10 € të paguhet në bankë.

 

V. Dokumentet që janë të nevojshme për ndryshim të Kapitalit të Shoqërisë Aksionare, Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar, Shoqërisë Komandite ose Kompanisë së Huaj, ju duhet t’i posedoni këto dokumente:

1. Plotësimi i formularit A6,

2. Aneks Statuti,

3. Vendimi për ndryshim të Statutit dhe për ndryshim të kapitalit,

4. Kopja e Certifikatës së biznesit,

5. Kopja e letërnjoftimit të aksionarëve.

Fletëpagesa duhet të merret në ARBK në shumë prej 10 € të paguhet në bankë.

 

VI. Dokumentet që janë të nevojshme për shtim apo heqje të Veprimtarive të Shoqërisë Aksionare, Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar, Shoqërisë Komandite ose Kompanisë së Huaj, ju duhet t’i posedoni këto dokumente:

1. Plotësimi i formularit A7,

2. Aneks Statuti,

3. Vendimi për ndryshim të statutit,

4. Kopja e Certifikatës së biznesit,

5. Kopja e letërnjoftimit të aksionarëve.

Fletëpagesa duhet të merret në ARBK në shumë prej 10 € të paguhet në bankë.

 

VII. Dokumentet që janë të nevojshme për ndryshim të Pronarëve-Aksionarëve të Shoqërisë Aksionare, Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar, Shoqërisë Komandite ose Kompanisë së Huaj, ju duhet t’i posedoni këto dokumente:

1. Plotësimi i formularit A8,

2. Aneks Statuti,

3. Vendimi për ndryshim të statutit,

4. Kontrata mbi faljen ose shitjen e aksioneve,

5. Kopja e Certifikatës së biznesit,

6. Kopja e letërnjoftimit, pasaportat, të aksionarëve.

Fletëpagesa duhet të merret në ARBK në shumë prej 10€ të paguhet në bankë.

 

VIII. Dokumentet që janë të nevojshme për ndryshim të Drejtorëve apo të Agjentit të Regjistruar të Shoqërisë Aksionare, Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar, Shoqërisë Komandite ose Kompanisë së Huaj, ju duhet t’i posedoni këto dokumente:

1. Plotësimi i formularit A9,

2. Aneks Statuti,

3. Vendimi për shkarkim dhe emërim të drejtorit / ëve apo të Agjentit të Regjistruar (deklaratën per Agjentin),

4. Kopja e Certifikatës së biznesit,

5. Kopjet e letërnjoftimeve të drejtorit / ëve apo Agjentit të Regjistruar të shkarkuar dhe drejtorit / ëve të emëruar.

 

 

IX. Dokumentet që janë të nevojshme për ndryshim të Njësive të Shoqërisë Aksionare, Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar, Shoqërisë Komandite ose Kompanisë së Huaj, ju duhet t’i posedoni këto dokumente:

1. Plotësimi i formularit A10,

2. Aneks Statuti,

3. Vendimi për ndryshim të statutit,

4. Kopja e Certifikatës së biznesit,

5. Kopja e letërnjoftimit të aksionarëve.

Fletëpagesa duhet të merret në ARBK në shumë prej 10 € të paguhet në bankë.

 

I. Dokumentet që janë të nevojshme për ndryshim të Emrit të Kooperativës Bujqësore ju duhet t’i posedoni këto dokumente:

1. Plotësimi i formularit K1,

2. Aneks Statutin,

3. Vendimin për ndryshim të statutit dhe ndryshim të emërtimit,

4. Kopja e letërnjoftimit të anëtarëve,

5. Të dorëzohet Certifikata origjinale e biznesit.

 

 

II. Dokumentet që janë të nevojshme për ndryshim të adresës të Kooperativës Bujqësore, ju duhet t’i posedoni këto dokumente:

1. Plotësimi i formularit K3,

2. Aneks Statuti,

3. Vendimi për ndryshim të statutit,

4. Të ceket edhe në vendim edhe në aneks statut, adresa e re,

5. Të dorëzohet certifikata origjinale e biznesit,

6. Kopja e letërnjoftimit të anëtarëve.

 

 

III. Dokumentet që janë të nevojshme për ndryshim të Kapitalit të Kooperativës Bujqësore, ju duhet t’i posedoni këto dokumente:

1. Plotësimi i formularit K6,

2. Aneks Statuti,

3. Vendimi për ndryshim të kapitalit,

4. Kopja e Certifikatës së biznesit,

5. Kopja e letërnjoftimit të anëtarëve.

Fletëpagesa duhet të merret në ARBK në shumë prej 10 € dhe të paguhet në bankë.

 

IV. Dokumentet që janë të nevojshme për ndryshim të Veprimtarive të Kooperativës Bujqësore, ju duhet t’i posedoni këto dokumente:

1. Plotësimi i formularit K7,

2. Aneks Statuti,

3. Vendimi për ndryshim të statutit,

4. Kopja e Certifikatës së biznesit,

5. Kopja e letërnjoftimit të anëtarëve.

Fletëpagesa duhet të merret në ARBK në shumë prej 10 € dhe të paguhet në bankë.

 

V. Dokumentet që janë të nevojshme për ndryshim të Pronarëve-Aksionarëve të Kooperativës Bujqësore, ju duhet t’i posedoni këto dokumente:

1. Plotësimi i formularit K8,

2. Aneks Statuti,

3. Vendimi për ndryshim të statutit,

4. Kontrata mbi faljen ose shitjen e aksioneve,

5. Kopja e Certifikatës së biznesit,

6. Kopja e letërnjoftimit të anëtarit (anëtarëve) – aksionarit (aksionarëve).

Fletëpagesa duhet të merret në ARBK në shumë prej 10 € dhe të paguhet në bankë.

 

VI. Dokumentet që janë të nevojshme për ndryshim të Drejtorëve të Kooperativës Bujqësore, ju duhet t’i posedoni këto dokumente:

1. Plotësimi i formularit K9,

2. Aneks Statuti,

3. Vendimi për shkarkim të drejtorit / ëve,

4. Vendimi për emërim të drejtorit / ëve të rinj,

5. Kopja e Certifikatës së biznesit,

6. Kopjet e letërnjoftimeve të drejtorit / ëve të kaluar dhe drejtorit / ëve të ri.

 

 

VII. Dokumentet që janë të nevojshme për ndryshim të Njësive të Kooperativës Bujqësore, ju duhet t’i posedoni këto dokumente:

1. Plotësimi i formularit K10,

2. Aneks Statuti,

3. Vendimi për ndërrim të statutit,

4. Kopja e Certifikatës së biznesit,

5. Kopja e letërnjoftimit të anëtarit (anëtarëve).

Fletëpagesa duhet të merret në ARBK në shumë prej 10 € dhe të paguhet në bankë.