Regjistrimi i ndryshimeve në biznes

Për të bërë ndryshime në biznesin tuaj ekzistues ju duhen këto dokumente si dhe t’i përdorni formularët përkatës, nëse përdorni aplikimin online për te bërë kërkesa për ndryshime formularët dhe fletëpagesat gjenerohen nga sistemi. Në vijim janë sqarimet shtese:

Për çdo ndryshim që dëshironi të bëni në Biznesin Individual ose Ortakërisë së Përgjithshme, ju duhet ta përdorin formularin B ose gjenerohet nga sistemi nëse aplikoni online.

I. Dokumentet që janë të nevojshme për ndryshim të emrit tregtarë të Biznesit Individual ose emritë te Biznesit të Ortakërisë së Përgjithshme:

1. Plotësimi i formularit B,

2. Kopja e letërnjoftimit të pronarit (pronarëve),

3. Të dorëzohet certifikata origjinale e biznesit.

4. Fletëpagesa në shumën prej 2.50€

II. Dokumentet që janë të nevojshme për ndryshim të adresës së Biznesit Individual ose Ortakërisë së përgjithshme:

1. Plotësimi i formularit B,

2. Kopja e letërnjoftimit të pronarit (pronarëve),

3. Të dorëzohet certifikata origjinale e biznesit.

4. Fletëpagesa në shumën prej 2.50€

III. Dokumentet që janë të nevojshme për Ndryshim të tipit të Biznesit Individual ose Ortakërisë së përgjithshme:

1. Plotësimi i formularit B,

2. Kopja e letërnjoftimit të pronarit (pronarëve),

3. Të dorëzohet certifikata origjinale e biznesit,

4. Vërtetimi nga administrata tatimore për ndërrim të tipit të biznesit,

5. Marrëveshja në mes të ortakëve (nëse është ortakëri e përgjithshme).

6. Fletëpagesa në shumën prej 2.50€

IV. Dokumentet që janë të nevojshme për ndryshim të numrit të punëtorëve në Biznes individual ose Ortakëri të përgjithshme:

1. Plotësimi i formularit B,

2. Kopja e certifikatës së biznesit,

3. Kopja e letërnjoftimit të pronarit (pronarëve).

V. Dokumentet që janë të nevojshme për shtimin apo heqjen e veprimtarive në Biznes Individual apo Ortakëri të përgjithshme:

1. Plotësimi i formularit B,

2. Kopja e certifikatës së biznesit,

3. Kopja e letërnjoftimit të pronarit (pronarëve).

4.  Fletëpagesa në shumën prej 2.50€

VI. Dokumentet që janë të nevojshme për ndryshimin e pronarëve në Biznes me Ortakëri të përgjithshme:

1. Plotësimi i formularit B,

2. Origjinali, certifikata e biznesit,

3. Kopja e letërnjoftimit të pronarit të kaluar dhe pronarit të ri,

4. Marrëveshja në mes të pronarëve.

VII. Dokumentet që janë të nevojshme për ndryshimin e drejtorit apo Përfaqësuesit në Biznesin Individual ose Ortakëri të Përgjithshme:

1. Plotësimi i formularit B,

2. Kopja e letërnjoftimit të pronarit (pronarëve),

3. Kopja e letërnjoftimit të drejtorit apo Përfaqësuesit,

4. Vendimi për ndërrim të drejtorit, kurse për ndërrim të Përfaqësuesit duhet një deklaratë,

5. Kopja e certifikatës së biznesit.

6. Fletëpagesa në shumën prej 2.50€

VIII. Dokumentet që janë të nevojshme për shtim apo ndryshim të njësisë në Biznesin Individual ose Ortakëri të Përgjithshme:

1. Plotësimi i formularit B,

2. Kopja e certifikatës së biznesit,

3. Kopja e letërnjoftimit të pronarit (pronarëve).

4. Fletëpagesa duhet të merret në ARBK në shumë prej 2.50€.

5. Shuarja e Njësisë së biznesit është pa pagesë.

I. Dokumentet që janë të nevojshme për ndryshim të emrit të Shoqërisë Aksionare, Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar, ju duhet t’i posedoni këto dokumente:

1. Plotësimi i formularit A1,

2. Statuti i plote,

3. Vendimin për ndryshim të statutit dhe ndryshim të emërtimit,

4. Kopja e letërnjoftimit aksionarëve,

5. Të dorëzohet certifikata origjinale e biznesit.

Fletëpagesa duhet të merret në ARBK në shumë prej 5 € dhe të paguhet në bankë.

Zyra e Përfaqësisë së Shoqërisë së Huaj Tregtare ose Kompanisë së Huaj ju duhet t’i posedoni këto dokumente:

1. Plotësimi i formularit A1,

2. Vendimin për ndryshim të statutit dhe ndryshim të emërtimit,

3. Kopja e letërnjoftimit aksionarëve,

4. Të dorëzohet certifikata origjinale e biznesit.

Fletëpagesa duhet të merret në ARBK në shumë prej 5 € dhe të paguhet në bankë.

II. Dokumentet që janë të nevojshme për ndryshim të adresës të Shoqërisë Aksionare, Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar,  ju duhet t’i posedoni këto dokumente:

1. Plotësimi i formularit A3,

2. Statuti i plote,

3. Vendimi për ndryshim të statutit dhe ndryshim të adreses,

4. Të ceket edhe në vendim edhe në statut adresa e re,

5. Të dorëzohet certifikata origjinale e biznesit,

6. Kopja e letërnjoftimit të aksionarëve.

7. Fletëpagesa në shumën prej 5€

Për Zyra e Përfaqësisë së Shoqërisë së Huaj Tregtare ose Kompanisë së Huaj, ju duhet t’i posedoni këto dokumente:

1. Plotësimi i formularit A3,

3. Vendimi për ndryshim të statutit dhe ndryshim të adreses,

4. Të ceket edhe në vendim edhe në statut adresa e re,

5. Të dorëzohet certifikata origjinale e biznesit,

6. Kopja e letërnjoftimit të aksionarëve.

7. Fletëpagesa në shumën prej 5€

III. Dokumentet që janë të nevojshme për ndryshim të tipit të Shoqërisë Aksionare, Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar, Ortakërisë së Kufizuar ose Kompanisë së Huaj, ju duhet t’i posedoni këto dokumente:

1. Plotësimi i formularit A4,

2. Statuti i plote,

3. Vendimi për të ndërrim të statutit,

4. Të dorëzohet certifikata e biznesit origjinale,

5. Statuti i ri,

6. Vërtetimi nga administrata tatimore për ndërrim të tipit te biznesit,

7. Kopja e letërnjoftimit të aksionarëve,

8. Fletëpagesa në shumën prej 5€

IV. Dokumentet që janë të nevojshme për ndryshim të numrit të punëtorëve të Shoqërisë Aksionare, Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar, Ortakërisë së Kufizuar ose Kompanisë së Huaj, ju duhet t’i posedoni këto dokumente:

1. Plotësimi i formularit A5,

2. Statuti i plote,

3. Vendimi për ndryshim të numrit të punëtorëve,

4. Kopja e Certifikatës së biznesit,

5. Kopja e letërnjoftimit të aksionarëve.

V. Dokumentet që janë të nevojshme për ndryshim të Kapitalit të Shoqërisë Aksionare, Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar, Ortakërisë së Kufizuar ose Kompanisë së Huaj, ju duhet t’i posedoni këto dokumente:

1. Plotësimi i formularit A6,

2. Statuti i plote,

3. Vendimi për ndryshim të Statutit dhe për ndryshim të kapitalit,

4. Kopja e Certifikatës së biznesit,

5. Kopja e letërnjoftimit të aksionarëve.

6. Fletëpagesa në shumën prej 5 €

VI. Dokumentet që janë të nevojshme për shtim apo heqje të Veprimtarive të Shoqërisë Aksionare, Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar, Ortakërisë së Kufizuar ose Kompanisë së Huaj, ju duhet t’i posedoni këto dokumente:

1. Plotësimi i formularit A7,

2. Statuti i plote,

3. Vendimi për ndryshim të statutit,

4. Kopja e Certifikatës së biznesit,

5. Kopja e letërnjoftimit të aksionarëve.

6. Fletëpagesa në shumën prej 5 €

VII. Dokumentet që janë të nevojshme për ndryshim të Pronarëve-Aksionarëve të Shoqërisë Aksionare, Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar, Ortakërisë së Kufizuar ose Kompanisë së Huaj, ju duhet t’i posedoni këto dokumente:

1. Plotësimi i formularit A8,

2. Statuti i plote,

3. Vendimi për ndryshim të statutit,

4. Kontrata mbi faljen ose shitjen e aksioneve,

5. Kopja e Certifikatës së biznesit,

6. Kopja e letërnjoftimit, pasaportat, të aksionarëve.

7. Fletëpagesa në shumën prej 5 €

VIII. Dokumentet që janë të nevojshme për ndryshim të Drejtorëve apo të Përfaqësuesit të Regjistruar të Shoqërisë Aksionare, Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar, Zyra e Përfaqësisë së Shoqërisë së Huaj Tregtare ose Kompanisë së Huaj, ju duhet t’i posedoni këto dokumente:

1. Plotësimi i formularit A9,

2. Statuti i plote,

3. Vendimi për shkarkim dhe emërim të drejtorit / ëve apo të Përfaqësuesit të Regjistruar (deklaratën per Agjentin),

4. Kopja e Certifikatës së biznesit,

5. Kopjet e letërnjoftimeve të drejtorit/ëve apo Përfaqësuesit të Regjistruar të shkarkuar dhe drejtorit / ëve të emëruar.

IX. Dokumentet që janë të nevojshme për ndryshim të Njësive të Shoqërisë Aksionare, Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar, Ortakërisë së Kufizuar ose Kompanisë së Huaj, ju duhet t’i posedoni këto dokumente:

1. Plotësimi i formularit A10,

2. Statuti i plote,

3. Vendimi për ndryshim të statutit,

4. Kopja e Certifikatës së biznesit,

5. Kopja e letërnjoftimit të aksionarëve.

6. Fletëpagesa në shumën prej 5 € 

7. Shuarja e Njësisë është pa pagesë.

I. Dokumentet që janë të nevojshme për ndryshim të Emrit të Kooperativës Bujqësore ju duhet t’i posedoni këto dokumente:

1. Plotësimi i formularit K1,

2. Statuti i plote,

3. Vendimin për ndryshim të statutit dhe ndryshim të emërtimit,

4. Kopja e letërnjoftimit të anëtarëve,

5. Të dorëzohet Certifikata origjinale e biznesit.

6. Fletëpagesa në shumën prej 5 €

II. Dokumentet që janë të nevojshme për ndryshim të adresës të Kooperativës Bujqësore, ju duhet t’i posedoni këto dokumente:

1. Plotësimi i formularit K3,

2. Statuti i plote,

3. Vendimi për ndryshim të statutit,

4. Të ceket edhe në vendim edhe në aneks statut, adresa e re,

5. Të dorëzohet certifikata origjinale e biznesit,

6. Kopja e letërnjoftimit të anëtarëve.

7. Fletëpagesa në shumën prej 5 €

III. Dokumentet që janë të nevojshme për ndryshim të Kapitalit të Kooperativës Bujqësore, ju duhet t’i posedoni këto dokumente:

1. Plotësimi i formularit K6,

2. Statuti i plote,

3. Vendimi për ndryshim të kapitalit,

4. Kopja e Certifikatës së biznesit,

5. Kopja e letërnjoftimit të anëtarëve.

6. Fletëpagesa në shumën prej 5 €

IV. Dokumentet që janë të nevojshme për ndryshim të Veprimtarive të Kooperativës Bujqësore, ju duhet t’i posedoni këto dokumente:

1. Plotësimi i formularit K7,

2. Statuti i plote,

3. Vendimi për ndryshim të statutit,

4. Kopja e Certifikatës së biznesit,

5. Kopja e letërnjoftimit të anëtarëve.

6. Fletëpagesa në shumën prej 5 €

V. Dokumentet që janë të nevojshme për ndryshim të Pronarëve-Aksionarëve të Kooperativës Bujqësore, ju duhet t’i posedoni këto dokumente:

1. Plotësimi i formularit K8,

2. Statuti i plote,

3. Vendimi për ndryshim të statutit,

4. Kontrata mbi faljen ose shitjen e aksioneve,

5. Kopja e Certifikatës së biznesit,

6. Kopja e letërnjoftimit të anëtarit (anëtarëve) – aksionarit (aksionarëve).

7. Fletëpagesa në shumën prej 5 €

VI. Dokumentet që janë të nevojshme për ndryshim të Drejtorëve të Kooperativës Bujqësore, ju duhet t’i posedoni këto dokumente:

1. Plotësimi i formularit K9,

2. Statuti i plote,

3. Vendimi për shkarkim të drejtorit/ëve,

4. Vendimi për emërim të drejtorit/ëve të rinj,

5. Kopja e Certifikatës së biznesit,

6. Kopjet e letërnjoftimeve të drejtorit/ëve të kaluar dhe drejtorit/ëve të ri.

VII. Dokumentet që janë të nevojshme për ndryshim të Njësive të Kooperativës Bujqësore, ju duhet t’i posedoni këto dokumente:

1. Plotësimi i formularit K10,

2. Statuti i plote,

3. Vendimi për ndërrim të statutit,

4. Kopja e Certifikatës së biznesit,

5. Kopja e letërnjoftimit të anëtarit (anëtarëve).

6. Fletëpagesa në shumën prej 5 € 

7. Shuarja e Njësisë është pa pagesë.