Historiku
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë administron sistemin e regjistrimit të bizneseve që nga 13 shtatori 2001. Në bazë të dispozitave të rregullorës 2001/6 dhe Urdhëresës Administrative 2002/22 është themeluar Zyra e Regjistrimit të Ndërmarrjeve Afariste dhe Emrave Tregtar të Kosovës.
Zyra e regjistrimit zyrtarisht është hapur më 11 Nëntor 2002 si Agjenci e Pavarur Ekzekutive në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë. Kjo zyre aplikacionet e para i ka pranuar prej datës 13 Mars 2003, ku edhe ka pushuar pranimi i dokumentacionit për regjistrim të përkohshëm.
Agjencia e Regjistrimit të Bizneseve bënë regjistrimin e të gjitha shoqërive tregtare dhe shoqërive të huaja tregtare konform Ligjit Nr.02/L-123 për Shoqerite Tregtare si dhe Ligjit Nr.04/L-006 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit bazik për Shoqëritë Tregtare, ofron informacione si dhe bashkëpunon me Zyrën e Statistikës, Administratën Tatimore, Doganat, Shërbimin Policor si dhe të tjera Agjencione.
Në kuadër të Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës vepron edhe Sektori i Pengut i formuar më 01.07.2008 në bazë të Rregullores 2001/32 dhe Rregullores 2001/5 për Pengun.