<

Lajme

Zv. Drejtori i Përgjithshëm i ARBK, Mehdi Pllashniku së bashku me zv.Ministrin e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, dhe me kryetarin e Komunës së Mamushës, Abdulhadi Krasniqi, kanë përuruar zyrën për regjistrim të bizneseve në këtë komunë.

Prishtinë, 23/09/2022

Hapja e Zyrës për Regjistrimin e Bizneseve në kuadër të Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve ka ardhur pas kërkesës nga ana Kryetarit të Komunës së Mamushës. 

Në hapjen e kësaj Qendre të Regjistrimit të Bizneseve z. Pllashniku njoftoi se është qendra komunale e tridhjetë që ARBK ka hapur deri më sot, po ashtu edhe për numrin e bizneseve të regjistruara dhe të shuara në komunën e Mamushës, me këtë rast i njoftoi edhe për mundësinë e aplikimit për bizneset në mënyrë fizike si dhe aplikimin online.

Zëvendësministri  Arifaj dhe zv. Drejtori i Përgjithshëm i ARBK-së Mehdi Pllashniku kanë vizituar edhe dy fabrika në këtë komunë duke parë nga afër veprimtarinë e tyre që është kryesisht eksportuese.

Gjatë vizitës u informuam për veprimtarinë e këtyre fabrikave dhe vështirësitë që i hasin gjatë rrugës për të ardhur deri tek prodhimi final.