<

Lajme

NJOFTIM PËR SHOQËRITË AKSIONARE

Prishtinë, 08/12/2021

Njoftohen të gjitha shoqëritë aksionare se prej datës 24 maj 2020 janë të obliguara të veprojnë sipas Ligjit nr.06/L-016 për Shoqëritë Tregtare, i cili ka hyrë në fuqi me 24 maj 2018, ku shoqëritë aksionare janë të obliguara t’i respektojnë kriteret sipas nenit 34, respektivisht sipas paragrafit 2.5.3 dhe nënparagrafëve në vijim:

 

2.5 Numri i anëtarëve të Bordit të Drejtorëve dhe Drejtorëve Menaxhues të Shoqërisë Aksionare;

2.5.1 Numri i anëtarëve të Bordit të drejtorëve të shoqërisë aksionare duhet të përmbajë edhe kuotën prej dyzet për qind (40%) pjesëmarrje të grave në Bord; 2.5.2 Zbatimi i kësaj kuote duhet të fillojë jo më vonë se gjashtë (6) muaj pas miratimit të Ligjit;

2.5.3. Pas dy (2) viteve të zbatimit të ligjit, kuota gjinore fillon aplikimin e saj në 50 për qind.