<

Lajme

Nënshkruhen Memorandume Bashkëpunimi me qëllim të zhvillimit dhe forcimit të sistemit të përmbarimit në Kosovë

Prishtinë, 15/11/2021

Prishtinë, 08/11/2021 - Zëvendësministri i Drejtësisë, z. Blerim Sallahu së bashku më përfaqësues nga Oda e Përmbaruesve Privat të Kosovës, Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, Agjencia e Regjistrimit Civil dhe Agjencia Kadastrale e Kosovës, me qëllim të bashkëpunimit të ndërsjellë për rritjen e efektshmërisë dhe efikasitetit në fushën e zbatimit të ligjit dhe përmbarimit në veçanti, në përputhje me ligjet e aplikueshme në Kosovë, kanë nënshkruar sot Memorandume Bashkëpunimi.

Përmes këtyre Memorandumeve të Bashkëpunimit, palët nënshkruese janë pajtuar që të bëhet përcaktimi i procedurave për shkëmbimin e të dhënave, përcaktimi i rregullave të sigurisë, procedurave përkatëse për qasje dhe përdorim të sistemit elektronik të institucioneve përkatëse nga përmbaruesit privat si dhe krijimit të lehtësirave të nevojshme administrative për bashkëpunim institucional në mes të Ministrisë së Drejtësisë, Odës së Përmbaruesve dhe institucioneve tjera të lartpërmendura.

Memorandumet e nënshkruara sot, do të shërbejnë si bazë për bashkëpunim të mëtutjeshëm me qëllim të zhvillimit dhe forcimit të sistemit të përmbarimit në Kosovë.