Sektori për Regjistrimin e Pengut vepron në kuadër të Agjencionit të Regjistrimit të Bizneseve në  Kosovë pranë Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.


Ky  Sektor bënë regjistrimin e pengut  konform Ligjit  Nr.04/L-136 Për Regjistrimin  e Pengut në Regjistër për sendet e luajtshme  dhe Udhëzimit Administrativ  Nr.09/2013 për përcaktimin e Taksave per Regjistrimet dhe shërbimet tjera të  kryera nga sektori i pengut.


Sektori  është përgjegjëse për pranimin dhe arkivimin e të dhënave përkitazi me pengun e sendeve të luajtshme dhe ofrimin  e mundësive  publikut për kërkim të pengut si dhe pëmbajtjen azhure e të gjitha shënimeve  përkatëse.


Qëllimi i këtij sektori është lehtësimi dhe inkurajimi i financimit të siguruar për pasuritë e luajtshme dhe arritja e një mbrojtje efektive e procesit të kredidhënjes.  


Regjistrimi i Pengut bëhet në formë elektronike,  pa kurfarë kufizimesh  për regjistrimin e pengut. Ky Sektor është i hapur  për të gjithë personat  e interesuar fizik dhe juridik.Qasje për regjistrim elektronik të pengut  e  kanë të gjitha Institucionet Bankare , Mikrofinanciare,Avokatet, Noterët,Kompanitë e Lizingut dhe Institucionet shteterore.


Ky Sektor do të jetë  ndihmesë drejt përmbushjes së objektivave tona, si dhe krijimin e një ambienti më tërheqës për bizneset, që ka për qëllim regjistrimin e pasurisë së luajtshme, respektivisht pengut dhe krijimin e një balanci në tregun e kredive në vendin tonë.

Për t'ju qasur webfaqes zyrtare te SRP-së vizitoni web faqen e ARBK-se: http://arbk.rks-gov.net/ klikokni ne linkun e e-Regjistrit të Pengut, apo https://arbk-rp.rks-gov.net/.