Lajme dhe ngjarje

Punëtoritë e ARBK-së

Prishtine, 19/12/2016

Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë (ARBK), me mbështetjen e projektit të USAID Partneritetet për Zhvillim, ka organizuar 4 punëtori me zyrtarët komunal për regjistrimin e bizneseve me qellim te diskutimit te mëtejmë për te përmirësuar procesin e regjistrimit te bizneseve duke përfshirë krijimin e matësve te performances se shërbimeve te ofruara tek qytetaret ne nivelin qendror dhe lokal. Pjesëmarrësit po ashtu janë informuar dhe kane pasur mundësinë qe te kontribuojnë ne draft ligjin për shoqëri tregtare. Takimet janë mbajtur në Gjilan me 9 Nëntor, ne Prizren me 30 Nëntor, ne Pejë me 1 Dhjetor si dhe ne Prishtinë me 2 Dhjetor 2016. Komunat pjesëmarrëse ne këto punëtori janë: Gjilani, Ferizaji, Kamenica, Vitija, Novobërdë, Hanit i Elezit, Kaçanik, Shtime, Prizreni, Dragash, Suharekë, Rahovec, Malishevë, Pejë, Gjakovë, Istog, Deçan, Klinë, Fushë Kosovë, Graçanicë, Lipjani, Podujevë, Skenderaj, Mitrovicë e Jugut, Mitrovicës e Veriut, Shtërpcë, Obiliq si dhe Vushtrria. Gjatë punëtorive, zyrtarët komunal për regjistrimin e bizneseve janë informuar rreth Raportit të Bankës Botërore për të Bërit Biznes për Kosovën si dhe reformave të arritura të cilat ndërlidhen me regjistrimin e bizneseve në Kosovë, është prezantuar Raporti për “Indikatorët bazë të Performancës për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë” i realizuar nga ARBK në bashkëpunim me projektin e USAID Partneritetet për Zhvillim, si dhe është prezantuar Projektligji për Shoqëritë Tregtare i cili është publikuar nga MTI për konsultim me publikun. Përveç zyrtarëve komunal për regjistrimin e biznesve, në këto katër punëtori morën pjesë edhe përfaqësues nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal si dhe nga Administrata Tatimore e Kosovës. Vlen te ceket, se ne këto punëtori, ka pasur komente, sugjerime si dhe informata te shumta nga zyrtarët e qendrave te cilat do te merën ne konsideratë nga Agjencioni. Miroslav Laketic, zyrtar nga qendra për regjistrimin e bizneseve ne Komunën e Mitrovicës veriore tha se është i impresionuar me këtë prezantim te informatave dhe shtoi se “qytetaret ne veri duan te paguajnë taksa dhe duan te punojnë. Qe nga viti 2013 ne këtë qendër janë regjistruar afërsisht 1500 biznese dhe ne arritjen e këtyre rezultateve ka ndihmuar shume ARBK-ja”. Ministria e Tregtisë dhe Industrisë si koordinatore e reformave të të Bërit Biznes, nëpërmjet Task Forcës për të Bërit Biznes, respektivisht grupit punues për Indikatorin Fillimi i një Biznesi, me anë të mbështetjes të Projektit të USAID Partneritetet për Zhvillim, do të vazhdojë angazhimin për përmirësimin e mjedisit afarist në Kosovë duke planifikuar dhe zbatuar reforma të cilat ndërlidhen me regjistrimin e bizneseve, si dhe do të vazhdojë matjen e performancës të regjistrimit të bizneseve në ARBK dhe qendra komunale në mënyrë që të ofrojë shërbime efektive për regjistrimin e bizneseve