<

Lajme dhe ngjarje

Kosova dhe Shqipëria memorandum bashkëpunimi në fushën e regjistrimit të bizneseve

Prishtinë, 27/06/2019

Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve ka nënshkruar memorandum Bashkëpunimi me Qendrën Kombëtare të Biznesit të Republikës së Shqipërise.

Nënshkrimi i momorandumit është për forcimin e lidhjes së Kosovës dhe Shqipërise, dhe do të shërbejë  për zhvıllımın e ekonomise, promovimin e inovacionit dhe shkëmbimin e teknologjise, tha ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala.

“Qëllimi i këtij Memorandumi Mirëkuptimi është themelimi i Bashkëpunimit ne fushë me të gjerë për udhezimin dhe bashkëpunimin e mëtëjshem ndërmjet Palëve në fushën e regjistrimit të bizneseve, në përputhje me përgjegjësitë e të dy Agjensive në këtë fushë”, tha Shala.

“Unë ju inkurajoj që të vazhdoni bashkëpunimin si dy agjensione shtetërore shumë të rëndësishme, dhe bizneset e Kosovës dhe Shqipërise të provoni t’i afroni edhe më shumë”, tha Shala.

Ky memorandum parasheh 11 fusha të Bashkëpunimi, si: Shkëmbimin e informacionit mbi legjislacionin në fushën e regjistrimit të bizneseve dhe reflektimet për përmirësimin e tij; Shkëmbimin e publikimeve të ndryshme në lidhje me fushën e regjistrimit të bizneseve, bashkëpunim në programet e trajnimit lidhur me regjistrimet e bizneseve; Bashkëpunim në fushën e regjistrimit të bizneseve dhe shërbimeve për publikun etj.

Në Shkurt të këtij viti ARBK ka zhvilluar platformën e re Elektronike që ju mundëson bizneseve për regjistrim, dhe për ndryshim On-line 24 ore. Me sistemin e ri elektronik të gjitha bizneset do të pajisen me Numër Unik Identifikues dhe do të bëhet harmonizimi i plot i të dhënave me Administratën Tatimore.

Në mbledhjen e përbashkët te Forumit të Regjistrave të Bizneseve Evropiane dhe Regjistrit Evropian të Bizneseve të mbajtur në Helsinki, Finlandë me 8 Nëntor 2018 është vendosur të themelohet Asociacioni i Regjistrit Evropian të Bizneseve (EBRA), ku Kosova (ARBK) behet anëtarë me te drejta te plota

ARBK në vazhdimësi ka bërë reforma për përmirësimin e shërbimeve për bizneset. Në raportin e Bankës Botërore ‘Raporti i të Bërit Biznes’ ‘Fillimi i një Biznesi’ në vitin 2018 Kosova është ranguar në vendin e 13 nder 195 vende Botërore,

 Me datёn 22.03.2019 eshte miratuar nga Qeveria e Kosoves Udhëzimi Administrativ për caktimin e kërkesave, kushteve dhe procedurave për krijimin e numrit unik identifikues të shoqërive tregtare në Republikën e Kosovës.