Kërkesa për shuarje të biznesit

I. Dokumentet që janë të nevojshme për shuarje të Biznesit Individual ose Ortakërisë së Përgjithshme:

  1.  Plotësimi i formularit D,
   2. Kopja e letërnjoftimit të pronarit (pronarëve),
   3. Certifikata Origjinale e biznesit,
   4. Vërtetimi prej Administratës Tatimore të Kosovës për shuarjen e biznesit.

II. Dokumentet që janë të nevojshme për shuarjen e korporatave:

    1. Plotësimi i formularit D,
    2. Shpallja në një gazetë me tirazh të madhe në Kosove, në njërën nga gjuhët zyrtare të Kosovës në madhësi jo më të vogël se 1/10 e faqes. Duhet sjell kopjen nga gazeta dhe pas 30 ditëve kompletohen këto dokumente,
    3. Vërtetimi nga Administrata Tatimore e Kosovës për shuarje të biznesit,

    4. Vendimi për likuidimin e korporatës,

   5. Vendimi për emërimin e Likuidatorit,

   6. Raporti mbi mjetet e kapitalit,
   7. Certifikata origjinale e biznesit,
   8. ID-të kopje të pronarit ose pasaportat kopje, nëse është pronari i huaj,
   9. Vendimin për Shpërbërjen vullnetare të Korporatës,

10  Certefikat nga gj.themelore.

Të gjitha këto bëhen sipas ligjit për shoqëri tregtare Nr. 06/L-016 neni 114,212.

III. Dokumentet që janë të nevojshme për shuarjen e degës ne Kosove:

1. Plotësimi i formularit D,

2. Shpallja ne një gazete me tirazh të madhe ne Kosove, në njërën nga gjuhët zyrtare të Kosovës, një shpallje në madhësi jo më të vogël se 1/8 e faqes,

3. Vërtetimi nga Administrata Tatimore e Kosovës për shuarje të biznesit,

4. Certifikatën e biznesit Origjinal,

5. ID. kopje te pronarit dhe ID. kopje të drejtorit/ve,

6. Vendimin për shuarje vullnetare të Degës.