Historiku

Historiku

Ministria e Tregtisë dhe  Industrisë administron sistemin e regjistrimit  të bizneseve që nga 13 shtatori 2001. Në bazë të dispozitave të rregullorës 2001/6  dhe Urdhëresës Administrative 2002/22 është  themeluar Zyra e  Regjistrimit  të Ndërmarrjeve Afariste dhe Emrave  Tregtar të Kosovës.

Zyra e regjistrimit zyrtarisht është  hapur më 11 Nëntor 2002 si  Agjenci e Pavarur Ekzekutive në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë. Kjo zyre aplikacionet e para i ka pranuar prej datës 13 Mars 2003, ku edhe ka pushuar pranimi i dokumentacionit për regjistrim të përkohshëm.

Agjencia e Regjistrimit të Bizneseve bënë regjistrimin e të gjitha shoqërive tregtare dhe shoqërive të huaja tregtare  konform Ligjit Nr.02/L-123 për Shoqerite Tregtare  si  dhe  Ligjit Nr.04/L-006   për ndryshimin dhe plotësimin  e ligjit bazik për Shoqëritë Tregtare, ofron  informacione si dhe bashkëpunon me Zyrën  e Statistikës, Administratën Tatimore, Doganat, Shërbimin Policor si dhe të tjera Agjencione.

Në  kuadër  të  Agjencisë  së  Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës  vepron edhe  Sektori  i Pengut i formuar  më 01.07.2008  në bazë të  Rregullores   2001/32  dhe   Rregullores   2001/5 për  Pengun.